Londër, 6 shkurt, NOA - Keqpërdorimi i shpenzimeve është padia kryesore me të cilën përballen katër deputetë të parlamentit britanik. Emrat e tyre tashmë janë bërë publikë nga drejtori i prokurorisë publike dhe ka nisur një proces konkret hetimi ndaj tyre. Konkrerisht, emrat e tyre janë lordi Hanningfield, anëtar i partisë Konservatore në opozitë në Dhomën e Lordëve si dhe tre deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim Devine.
Që të katërt ndodhen përballë akuzave të shumëfishta sipas ligjit për vjedhje. Ata i kanë mohuar menjëherë akuzat, por duket se nuk kanë për t'i shpëtuar gjykimit.
Në deklaratat e tyre të mbrojtjes, katër deputetët thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do ta mbrojnë fuqimisht pozicionin e tyre.
Akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion në Britani, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
n.e/NOA