English

Kryeministri pret Arqipeshkvin e kishës katolike, Rrok Mirdita

Tiranë, 6 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti në zyrën e tij, arqipeshkvin katolik të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën. Lajmi konfirmua nga burimet zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se në takim u bisedua rreth përgatitjeve për festimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria e tij ka vendosur ta festojë në mënyrë madhështore jubileun, duke e kthyer Tiranën në një nga kryeqytetet kryesore, ku do të përkujtohet ky jubile. Në këtë takim imzot Rrok Mirdita i dhuroi kryeministrit veprën e tij themelore në tre vëllime "Për një Shqipëri me Zotin".

Ndër të tjera, ai i paraqiti kryeministrit sugjerimin për një vlerësim të shtatores së Nënë Terezës, duke përzgjedhur një vend më të dukshëm në sheshin e kryeqytetit që mban emrin e saj.

Gjithashtu u bisedua edhe mbi vendosjen dhe formën e memorialit të Nënë Terezës, i cili do të ngrihet në territorin e këtij sheshi.

n.e/NOA

KOMENTE