Itali, 6 Shkurt NOA - Presidenti i ekipit të Lazios Claudio Lotito ka përgënjeshtruar sot të gjitha zërat që flasin për një largim të mundshëm të tij nga presidenca e klubit lacial.
"Lazio nuk është një ekip në shitje dhe më vjen shumë keq që gjithmonë flitet për këtë gjë para zgjedhjeve të kësaj çështjeje", - deklaroi Lotito duke i sqaruar këto zëra që flisnin për një largim të mundshëm të tij.
Krahas saj ai shtoi se shumat e parave të harxhuara prej tij në lidhje me klubin lacial kanë qenë gjithmonë në interes të kësaj skuadre dhe asnjëherë nuk janë derdhur para me qëllime personale.
Presidenti i Lazios foli dhe në lidhje me çështjen e lojtarit të tij, Ledesma ku tha se rikthimi i tij në radhët e ekipit do të ishte diçka tepër pozitive dhe ai do të ishte tepët i gatshëm për të dhënë një shtysë për këtë gjë por theksoi se në këtë çështje duhet dhe vullneti i lojtarit i cili nuk po shfaq një interes të madh në lidhje me të por çdo gjë do të vendoset në ditët në vazhdim.
r.b/NOA