English

Mbyllet takimi i ministrave të NATO-s, Imami mbron Kosovën

Stamboll, 6 shkurt, NOA - Gjatë takimit informal të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Stamboll, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami bëri me dijeni qëndrimin e palës shqiptare ndaj pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimeve rajonale në përgjithësi. Sipas tij, Shqipëria mbështet rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe e konsideron të papranueshme nxitjet për autoritete paralele në këtë vend.

"Lidhur me Kosovën, vlerësimi ynë mbi stabilitetin politik është i qartë dhe progresi i dallueshëm. Kosova mund të quhet një histori suksesi por sigurisht që hapat që duhen ndërmarrë duhen marrë me kujdesin më të madh, sidomos duke patur parasysh faktin që një pjesë e këtij vendi, pjesa veriore e tij ka probleme të sigurisë.

Është e rëndësishme që Kosova të fillojë të futet në rrjedhën e integrimit rajonal dhe integrimit euroatlantik" theksoi Imami, lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, në këtë takim informal janë marrë në shqyrtim edhe çështje të sigurisë që ofron NATO, buxheti i saj si dhe ndërhyrja në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE