English

Një ish-atlet ekzekutohet në fushë minifutbolli në Kamëz

Kamëz, 6 Shkurt NOA - Një ish-atlet, gjeti vdekjen pasditen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në zonën e Kamzës, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime policore.

Viktima është Hasan Rakipi, 55 vjeçar, me banim në Kamëz. Ai u qëllua me një pistoletë ndërsa gjendej në lokalin pranë një fushë minifutbolli (kalçeto), në rrethana ende të panjohura.

Policia tha se forca të shumta shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin e autorit i cili është larguar menjëherë nga vendi i krimit.

Vijon...

r.b/NOA

KOMENTE