English

Përfundon greva e doganierëve grekë, rihapen pikat e kalimit kufitar në jug

Kakavijë, 6 shkurt, NOA - Doganierët grekë kanë përfunduar grevën e nisur dy ditë më parë, duke mundësuar në këtë mënyrë kalimin normal të automjeteve në të gjitha pikat kufitare në jug të vendit tonë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave aktualisht qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve po kruhet pa asnjë problem në të dyja anët e kufirit të jugut.

Për shkak të grevës që doganierët grekë zhvilluan prej dy ditësh, pikat e kalimit kufitar të Kakavijë, Tre Urat në Çarshovë si dhe pika e Sopikut, që prej datës orës 6.00 të datës 04.02.2010, deri në të njëjtën orë të ditës së sotme nuk kanë funksionuar për automjetet.

Nuk është lejuar kalimi përmes tyre as i kamionëve, as i autoveturave apo autobusëve, por janë lejuar të kalojnë vetëm këmbësorët.

n.e/NOA

KOMENTE