English

Policia sekuestron 15 kg marijuanë, arrestohet transportuesi i tyre

Tiranë, 6 shkurt, NOA - Plot 15 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit marijuanë, është mundur të sekuestrohet paraditen e sotme nga forcat e policisë së Tiranës.

Ngjarja e konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA, bën me dijeni në mënyrë paraprake se është arrestuar në flagrancë edhe Alfred Tufa, personi i cili po transportonte drogën e lartpërmendur.

Saktësohet se sasia e marijuanës prej 15 kilogramësh ishte e paketuar në 14 pako të presuara.

Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha pistat e transportit të kësaj sasie lënde narkotike, për të hedhur dritë mbi pikën e nisjes dhe destinacionin e saj përfundimtar.

Ndërkaq, i dyshuari i arrestuar që posedonte këtë sasi marijuane po merret në pyetje për të nxjerrë në dritë detaje të tjera mbi këtë trafik lënde narkotike.

n.e/NOA

KOMENTE