English

PS: Zvarritja e dialogut nuk na ndalon përgatitjet për protesta

Tiranë, 6 Shkurt NOA - Replikat PD-PS tashmë të zakonshme, vijuan edhe pasditen e sotme kur deputetja socialiste Ermonela Felaj doli në një deklaratë të shpejtë që i shpërndau mediave për të replikuar me demokratin Aldo Bumçi mbi akuzat se Rama po e lexon kokëposhtë Rezolutën e Këshillit të Evropës.

"Ministri që firmosi Gërdecin për llogari të Shkëlzenit nuk mund të na tregojë Rezolutën e Këshillit të Europës për llogari të pushtetit të Saliut", - tha Felaj.

Kurse akuzoi: "Zvarritja e dialogut nuk mund të ndalojë përgatitjet për protesta dhe mos hapja e kutive nuk mund të mbyllë rrugën tonë drejt lirisë e demokracisë përmes protestave".

Ndërsa në përmbyllje të replikës, tha: "Duke mos hapur kutitë Sali Berisha po mban jashtë parlamentit opozitën dhe po detyron popullin t'i hapë rrugë lirisë së votës me protesta të pandalura".

e.r/NOA

Si nisi replika: PD, Bumçi: Rama po e lexon kokëposhtë Rezolutën e KE

KOMENTE