English

Rishfaqet alarmi i antraksit në Britani, dikush rezulton pozitiv

Londër, 6 shkurt, NOA - Kishte ca kohë që dukej se ishte harruar, por ja që "legjenda" e përhapur mbi të ashtuquajturin virus vdekjeprurës të antraksit u përhap përsëri. Dhe kjo pasi autoritetet britanike të Shëndetësisë deklaruan se duhet treguar një gjendje kujdesi të lartë dhe alarmi për përdoruesit e drogës pasi një përdorues heroine në Londër rezultoi pozitiv në testet për infeksion nga antraksi.

Bëhet me dijeni se virusi vdekjeprurës ishte gjetur në trupin e të infektuarit pasi kishte injektuar në trup një sasi heroine.

Çështja që rezultoi antraks u konsiderua fillimisht si një injeksion droge në Angli deri në momentin kur nëntë persona vdiqën në Skoci dhe një tjetër në Gjermani gjatë dhjetorit dhe janarit.

Ky fakt tregon se heroina e përzier me këtë lëndë qarkullonte nëpër Evropë dhe prandaj autoritetet britanike shfaqën një alarm të madh rreth tij.

n.e/NOA

KOMENTE