English

SHBA forcojnë mbrojtjen e trupave aleate në Afganistan

Kabul, 6 shkurt, NOA - Për mbrojtje më të mirë ndaj grackave me mjete shpërthyese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t' u vënë në dispozicion aleatëve në Afganistan, teknikë të sigurisë si zhurmues dhe automjete të blinduara speciale. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. Pas këshillimeve me homologët e tij të NATO-s në Stamboll, ai tërhoqi vërejtjen se shumica e rasteve të vdekjeve në radhët e ushtarëve të trupës paqeruajtëse në Afganistan, ka ndodhur për shkak të sulmeve me bomba.

Nga ana tjetër, Gates foli në Stamboll edhe për strategjinë e re për Afganistanin. "Qëllimi i strategjisë është që zmbrapsen sulmet e talibanëve, të mbrohet popullata dhe të forcohen përpjekjet për përgatitjen e forcave afgane të sigurisë në atë masë që të jenë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë për aq sa lejojnë rrethanat", tha Gates.

Për shkak të shpenzimeve gjithnjë në rritje për misionin në Afganistan, ministrat ranë dakord për kontribute më të larta nga vendet anëtare të NATO-s si dhe për një paketë kursimesh.

Ndërkaq, ditën e sotme, në Afganistan trupat ushtarake kanë vrarë pa dashje 7 civilë.

n.e/NOA

KOMENTE