English

Tenton vetëvrasjen për herë të dytë, e shpëtojnë telat e rrobave

Catania - Itali, 6 Shkurt NOA - Ka tentuar për herë të dytë të vetëvritet ku protagonist i kësaj ngjarjeje ishte një i ri 22 vjeçar nga Catania e Italisë.

Ai tentoi t'i jepte fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati po sërish arriti të shpëtonte si në herën e parë ashtu dhe tani ai nga telat e rrobave të cilat ndodheshin në kateve të mëposhtme.

Duket se i riu shpëtoi jetën por ka mbetur me disa rruaza kurrizore të thyera me pasoja mjaft të rënda.

Arsyet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen por për 22 vjeçarin është hera e dytë që tenton diçka të tillë pasi të njëjtën gjë ai kishte bërë dhe në muajin prill të vitit të kaluar duke tentuar kështu vetëvrasjen e dytë brenda dhjetë muajve.

r.b/NOA

KOMENTE