English

Terry, lamtumirë shiritit të kapitenit

Londër, Angli, 6 Shkurt NOA - Xhon Terry nuk është më kapiteni i përfaqësueses Angleze dhe kjo si pasojë e lidhjes së tij me Vanessa Perroncel të fejuarën e kolegut te tij Bridge.

Këtë gjë e ka vendosur tekniku italian i përfaqësueses Angleze Fabio Kapelo i cili pas një kure në të cilën ishte në Zvicër u kthye në Angli dhe mendoi se vendimi më i duhur për tu marrë ishte heqja e shiritit të kapitenit për lojtarin, ku kjo erdhi dhe si pasojë e presonit të medieve angleze të cilat e shtynë teknikun në këtë vendim të marrë.

Për këtë vendim ai u këshillua dhe me ndihmësin e tij Baldinin ku të dy pas një verifikim më të detajuar të kësaj çështjeje gjë e cila u kërkua nga vetë Kapelo u detyruan të vendosnin për pozicionin në të cilin ndodhej Xhon Terry.

Tashmë ngelet detyra tjetër e cila do të emërojë kapitenin e ri të përfaqësueses Angleze dhe kandidatura më e mundshme mbetet ajo e Rio Ferdinand, mbrojtësit të Machester United.

r.b/NOA

KOMENTE