English

Wyclef Jean flet mbi koncertin e mbajtur për Haitin

Majemi, 6 shkurt, NOA - Gati një muaj pas tërmetit, të premten në mbrëmje u zhvillua nje festë e kulturës dhe krenarisë Haitiane në Majemi të Amerikës.

Këngëtari dhe producenti Wyclef Jean mbajti fjalimin e hapjes së koncertit "SOS Të Ruajmë Veten - Ndihma për Haitin" me shprehjen "Gjithçka është mirë".

"Ju uroj të gjithëve mirseardhjen në Haiti" tha Wyclef Jean përpara turmës që brohoriste përpara se të fliste në gjuhën e atdheut të tij Karaibeve.

Tërmeti që goditi Haitin është ndjerë edhe në lagjen Miami's Little Haiti, në veri të saj.

Një nga temat që u vu në pah gjatë koncertit që u zhvillua në Majemi ishin të gjithë ata persona që i shpëtuan tërmetit apo shkuan për të ndihmuar viktimat e goditura nga tërmeti.

"Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë," tha këngëtari Trey Songz, duke bërë një lojë fjalësh pa dashje në një qytet që është destinacion për emigrantët e panumërt Haitian dhe Kuban.

Në koncert në mesin e shumë artistëve të tjerë ishin personazhe te botës së showbizz si: Mary J. Blige, Chris Brown, Justin Bieber dhe Robin Thicke.

Gjatë koncertit u shfaqën pamje të rrënojave dhe personave të mbijetuar të cilat kishin mbushur ekranet e mëdha e më pas pamjet e punëtorëve me ndihma, ekipe mjekësore që kujdesen për fëmijët e vegjël dhe Haitianët duke ndihmuar njëri-tjetrin nëpër rrënojat e vendit të tyre.

"Edhe nëse ju keni dhuruar para, dhuroni disa më shumë," tha Combs. "Është një javë tjetër", ndërsa Jimmy Jean-Louis tha se Haitianët duhet të jenë përgjegjës për rimëkëmbjen e tyre. "Ne duhet ta rimëkëmbim Haitin duke punuar vetë, dhe jo vetëm duke u mbështetur tek donatorët ", tha Jean-Louis, i cili është Haitian.

Gloria Estefan, lojtarja e tenisit Serena Williams, regjisori Spike Lee dhe ish boksieri Mike Tyson u përgjigjen telefonatave për dhurimet e bëra nga qytetarë dhe donatorë të ndryshëm.

Fondet e mbledhura gjatë këtij koncerti do të shkojnë për të ndihmuar agjencitë e Yele Haiti, CARE, Projektit Medishare, Children's Safe Drinking Water dhe Fondacionit Klinton.

Sipas organizatorëve shuma e mbledhur arriti rreth 66 milionë dollarë.

f.sh/noa

KOMENTE