Torino, 6 shkurt, NOA - Pasi ka marrë në dorë drejtimin e ekipit futbollistik të Juventusit, trajneri i porsaemëruar Alberto Zaccheroni, ka nisur të studiojë formulën më të mirë, e cila sipas tij ka për t'u rikthyer suksesin lojtarëve bardhezinj. "Jemi duke punuar në dy fronte, sepse skuadra duhet të dijë si të ndryshojë qëndrimin edhe gjatë sezonit. Kam lexuar shumë gjëra, por unë preferoj të flas për mesfushën me tre lojtarë. Po mundohem t'ua jap informacionin më korrekt lojtarëve të mi, sikur kjo të na ndihmojë të fitojmë", mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë.
Duke deklaruar se njeh më mirë sistemin 4-3-1-2 më mirë se 3-4-1-2 ka shtuar se do të mundohem ta shfrytëzojë këtë fakt për ndeshjen kundër Livornos.
"Duhet të mundohemi të gjejmë rrugën më të shpejtë dhe më të mirë dhe duhet të jemi të mirë për të vazhduar. Unë e di se ku dua të arrij dhe do të përpiqem", u ka thënë Zaccheroni gazetarëve.
n.e/NOA