Nju Jork, 6 Shkurt NOA - Zbulim i jashtëzakonshëm, arrin superpilula e jetëgjatësisë që mund të zgjasë jetën, duke përmirësuar dhe cilësinë e saj. Duket si mrekulli, por është gati dhe për pak kohë do të jetë në duart e njerëzve.
Lajmi vjen nga ekipi i mjekëve të "Institute for Aging Research" në "Albert Einstein College of Medicine" në Nju Jork, të udhëhequr nga Nir Barzilai, të cilët kanë zbuluar sekretin e geneve jetëgjatë.
Sekreti është fshehur në përbërjen gjenetike të hebrenjve të Ashkenazitit (me origjinë nga Eropa Lindore) rezidentë në Nju Jork të njohur për të jetuar normalisht deri në 100 vjet.
Duke analizuar mostra nga gjaku i tyre studiuesit amerikanë kanë gjetur përgjigjen: mundësinë e një moshe të katërt të qetë dhe energjike për të gjithë. "Shanset e jetesës deri në njëqind vjeç janë mesatarisht një në dhjetë mijë", - thotë Barzilai", - "por në grupin e 500 hebrenjve Ashkenazi të studiuar, mundësitë ishin 20 herë më shumë edhe pse 30 për qind e tyre ishin mbipeshë dhe 30 për qind e të tjerëve kishte tymosur dy pako cigare në ditë për mbi 40 vjet".
"Mes dy milionë shënuesve gjenetikë të ekzaminuar, kemi gjetur tre gjene që duhet të jene të pranishëm në 100 vjeçin tonë: dy që lidhen me rritjen e kolesterolit të mirë dhe një të lidhur me parandalimin e diabetit", - thekson Barzilai.
Prandaj ideja e përbërjes së tabletë, pilulës është përpjekja për të për të rikrijuar efektet mbrojtëse së këtyre gjeneve.
Funksionimi i pilulës është fare e thjeshtë: ai është sintetizuar në dy gjene qe rrisin prodhimin e ashtu-quajturit "kolesteroli i mirë", i cili mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, ndërsa gjenet e tjera parandalojnë diabetit, duke dhënë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Ekipi shkencor parashikon që pilula me përmbajtjen e barërave dhe proteinave të duhura për këto gjene do të jetë gati në 3 vjet.
Jo keq? Pra tani e tutje, duhet të mendojmë çfarë të bëjmë në një jetë më të gjatë?
a.k/NOA