Afganistan, 7 shkurt, NOA - Banorët e qytetit afgan të Maxhahit, në provincën e Helmandit, po largohen nga shtëpitë e tyre, në prag të një sulmi të pritshëm nga forcat e NATO-s dhe ato afgane kundër talibanëve. "Qeveria e Afganistanit do të marrë kontrollin e Marxhahit", tha komandanti britanik i operacionit, gjenerali Nik Karter. Prej disa javësh NATO-ja ka hedhur fletushka në qytet ku i informon banorët për sulmin e pritshëm.
Operacioni ushtarak në këtë qytet do të jetë prova e parë e madhe e vendimit të presidentit amerikan Obama për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.
/rfe/