English

Doping, Duane Ross pezullohet me dy vjet

Nju Jork, SHBA, 7 Shkurt NOA - Atleti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Duane Ross është pezulluar me dy vjet nga aktivitete sportive me arsyen e marrjes së doping.

Këtë gjë e deklaroi agjencia antidoping në SHBA (USADA) e cila pas informacioneve më të detajuar rreth çështjes Balco vendosi të skualifikonte atletin amerikan me dy vjet kjo si pasojë pasi ai kishte marrë substanca stimuluese ku përmenden dhe ato hormonale. Kujtojmë këtu që Duane Ross ka fituar medaljen e bronztë në 110 metra vrap me pengesa.

Çështja Balco e cila ka marrë dhe emrin e laboratorit në të cilin atlete merrnin substanca jo të ligjshme stimulante ka përfshirë dhe Crystal Cox, i cili ishte dhe pjesëmarrës në fitoren 4x400 të SH.B.A në lojrat e vitit 2004 ku krahas tij në këtë çështje duket se është e përfshirë dhe ish-sprintierja Marion Jones.

r.b/NOA

KOMENTE