English

Fjeti në hotel dhe nuk pagoi, denoncohet për herë të 21-të

Firenze, 7 Shkurt NOA - Fjeti në hotel dhe nuk pagoi, denoncohet për herë të 21-të. Bëhet fjalë për një të moshuar 68 vjeçar nga Salernitana i cili është denoncuar për të 21 herë pasi shkon të flejë nëpër hotele të ndryshme dhe nuk paguan.

Këtë herë ai u kap nga policia në një hotel i cili ndodhej në rrugën Firenze të qytetit me po të njëjtin emër ku dhe aty kishte qëndruar një natë dhe më pas kishte ikur pa paguar. Në rastet e tjera i moshuari është denoncuar dhe më pas ndaluar nga policia nëpër hotele të shtetit Italian të cilat ndodheshin në pika turistike të vendit ku dhe atje ai bënte të njëjtën gjë.

Herën e fundit ai ishte arrestuar nga autoritetet vetëm pak ditë më parë, në 3 shkurt të këtij viti.

r.b/NOA

KOMENTE