English

Hidhet sot në Varshavë shorteu i Euro 2012

Varshavë, 7 shkurt, NOA - Sot hidhet shorti për kualifikimet e Uefa Euro 2012 në kryeqytetin Polak, Varshavë.

Një nga nëntë përfaqësuesit e hedhjes së shortit është dhe kampionia në fuqi e Evropës, Spanja.

Gjatë shorteut do të tërhiqen gjashtë globë me nga gjashtë skuadra dhe tre globë me nga pesë skuadra ku do të dalin emrat e 14 skuadrave që do të përballen me vendet organizatore të shorteut, Poloninë dhe Ukrainën.

Ndarja e grupeve për skuadrat është bërë në bazë të renditjes së UEFA-s ku çdo grup do të ketë një skuadër të përcaktuar.

Pas hedhjes së shorteut përballja ndërmjet skuadrave do të jetë në periudhën shtator 2010 dhe tetor 2011.

f.sh/noa

KOMENTE