Kinë, 7 Shkurt NOA - Paleontologët kinezë kanë zbuluar me mijëra gjurmë dinosaurësh në një vend në lindje të Kinës. Këtë gjë e ka konfirmuar agjencia "Kina e Re".
Janë gjetur më shumë se 300 mijë gjurmë të cilat mendohet të jenë të rreth 100 milion vite me parë.
Këto gjurmë u gjendën si rezultat i një kërkimi tre mujor në vendin e Zhucheng, i cili ndodhet në provincën e Shandong, një vend në të cilin në vitet 60 u gjendën dhe tonelata skeletesh dinosaurësh.
r.b/NOA