English

NATO kritikon doktrinën ushtarake të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka hedhur poshtë si jo realiste doktrinën ushtarake ruse të miratuar ditën e premte. NATO nuk është armiku i Kremlinit, theksoi Rasmussen në kuadër të punimeve të konferencës së sigurisë.

Doktrina e re ruse bie në kundërshtim të qartë me të gjitha përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Aleancës.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kërkoi në Mynih edhe një herë një arkitekturë të re sigurie për të gjithë Europën.

Sipas parimeve të politikës së mbrojtjes të nënshkruar nga Presidenti Dmitri Medvedjev, Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes një kërcënim të madh për sigurinë e vet, njofton radio DW.

KOMENTE