English

Premier League, Çelsi fiton derbin

Londër, Angli, 7 Shkurt NOA - Është mbyllur derbi i Londrës ai midis Çelsit të Ançelotit dhe Arsenalit të Venger ku fitimtar ka dalë Italiani pasi Çelsi arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 sajë një dopiete të shënuar nga Didier Drogba.

Me këtë fitore ekipi londinez arrin të shkëputet nga Manchester United me dy pikë pasi kujtojmë që ditën e djeshme djemtë e Sir Aleks Ferguson arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5 me 0 kundrejt Portsmuthit falë golave të shënuar nga Rooney, Nani, Carrick dhe Berbatov.

Të drejtuar nga kapiteni i tyre Xhon Terry i cili po kalon një moment të vështirë ekipi i Çelsit arriti të fitonte në këtë supersfidë me Arsenalin në sajë të dy golave të shënuar nga Drogba që në pjesën e parë, respektivisht në minutat 8 dhe 23.

Liverpul ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme kjo falë dhe ndalesës së Totenhem i cili u ndal në barazimin 0 me 0 duke bërë të mundur kështu renditjen e Liverpulit në vendin e katërt të klasifikimit në ndjekje të Arsenalit.

Për t'u përmendur këtë javë është dhe ndalesa e Manchester City të Mançinit i cili ditën e djeshme u mund me rezultatin 2 me 1 në transfertën me Hull City.

r.b/NOA

KOMENTE