English

Seria A, Interi bëhet i pandalshëm

Itali, 7 Shkurt NOA - Janë mbyllur ndeshjet e kampionatit Italian të Seria A me përjashtim të asaj të mbrëmjes midis Romës dhe Fiorentinë . Konfirmohet edhe një herë tjetër kryesuesja e kampionatit Inter, e cila ka fituar me lehtësi ndeshjen me Kaljarin me rezultatin 3 me 0 ku golat u realizuan nga Milito, Pandev dhe Samuel.

Një ndeshje për t'u harruar ka ardhur për Milanin e cila u ndal në barazimin 0 me 0 në transfertën që kishte me Bolonjën.

Për t'u përmendur ishte debutimi i lojtarit të sapoblerë Mancini që nga minuta e parë dhe një traversë nga braziliani Ronaldinho. Me këtë rezultat Milan i thotë lamtumirë titullit kampion pasi Inter tashmë ka arritur të shkëputet nga kuq e zinjtë e Leonardos me plot dhjetë pikë.

Në ndeshjet e tjera është për t'u përmendur humbja e Napolit e cila u ndal pas shumë rezultateve pozitive me ekipin e Udinezes i cili arriti të mposhtë napoletanët me rezultatin 3 me 1 në minutat e fundit të garës sajë një triplete të realizuar nga i zakonshmi Antonio Di Natale.

Ekipi i Sampdorias edhe pse pa Antonio Kasanon arrin të fitojë ku këtë herë mundi Sienën me rezultatin 2 me 1 duke u ngjitur në klasifikim madje duke kaluar dhe Juventus.

r.b/NOA

KOMENTE