English

Shtetet e G7 i falin borxhet Haitit

Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet më të industrializuara të botës ia kanë falur të gjitha borxhet bilaterale shtetit karajbik. Këtë e konfirmoi Grupi G-7 gjatë një takimi në Iqaluit-in kanadez.

Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, njofton DW.

Nga falja e borxheve nuk bëjnë pjesë kreditë aktuale që Haiti ka marrë nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Haiti edhe para tërmetit ishte vendi më i varfër në botë. Borxhet e marra kapin shumën e një miliard dollarëve.

KOMENTE