English

Tre të plagosur në Durrës nga një atentat me armë zjarri

Durrës, 7 Shkurt NOA - Një tjetër atentat ka ndodhur pak pas atij të Vlorës, këtë radhë në qytetin tjetër bregdetar të Durrësit ku tre persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal ku gjenden jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ende nuk ka konfirmuar emrat e të dëmtuarve, tha se ka ngritur disa postblloqe në përpjekje për të lokalizuar dhe vënë në pranga autorët e krimit dhe zbardhjen e shkaqeve të këtij atentati.

a.a/r.b/NOA

Vijon....

KOMENTE