Tiranë, 7 Shkurt NOA - Pronari i lokalit pranë të cilit ndodhi vrasja e mbrëmë e ish-atletit Hasan Rakipi, u ndalua pasditen e sotme si autor i dyshuar i ngjarjes, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga policia e Tiranës.
Avni Gaca, rreth 55 vjeçar, me banim në Kamzë, ishte shoqëruar gjatë orëve të natës kurse sot iu pre urdhër-ndalimi pasi iu ushtrua dhe një kontroll në banesën pranë lokalit.
Policia gjeti një sasi fishekësh por nuk konfirmoi nëse ka gjetur armën me të cilën u krye vrasja e 56-vjeçarit Hasan Rakipi.
Ende policia nuk ka dalë me një informacion zyrtar mbi ndalimin dhe pistat që po heton ngjarjen.
e.r/NOA