Në Kosta-Rika këtë të diel janë thirrur për të votuar rreth 2,8 milionë qytetarë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm dhe përfaqësuesit e parlamentit të ri.
Anketimet flasin se mund të zgjidhet për herë të parë në postin e presidentit një grua. Prandaj ish-zëvendëspresidentja Laura Chinchilla ka gjasat më të mira.
Avokatja dhe politologia mbahet si njeriu më i afërt i Presidentit në detyrë dhe mbajtësit të çmimit Nobel për paqe, Oscar Arias nga partia liberal-socialdemokrate, PLN.
Në bazë të kushtetutës Arias nuk ka të drejtë të kandidojë më. /dw/