English

Ambasadorët e BE, takim me presidentin

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Për herë të tretë vetëm brenda pak ditëve, dy ambasadorët përfaqësues të Bashkimit Evropian në Tiranë, po zhvillojnë një takim me presidentin e Republikës, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se të ftuar aktualisht në zyrën e kreut të shtetit janë kreu i delegacionit të Komisionit Mësohet se tema kryesore e bisedës së tyre është ajo e një tryeze të pritshme mes mazhorancës dhe opozitës për të diskutuar rrugët të cilat do të çonin në zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend si dhe përfundimin e bojkotit të Kuvendit.

Ndërkaq, pritet që disa minuta më vonë, presidenti Bamir Topi të zhvillojë një takim edhe me ambasadorin amerikan, John Uithers, edhe ky i vlefshëm në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Presidenti Topi është takuar një herë në muajin janar dhe një herë tjetër ditët e fundit me dy ambasadorët Lohan dhe Montobio.

n.e/NOA

KOMENTE