English

AMC: Për abonentët "What's Up", 2000 minuta falas

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Kompania AMC, gjatë vitit 2010 u ofron më tepër zgjedhje komunikimi abonentëve "What's Up", komunitetit më të madh rinor. Kështu, nga 8 shkurti, të gjithë abonentët "What's Up" kanë mundësi të komunikojnë më shumë, kjo falë ofertës së re, e cila përfshin 2000 minuta bisede falas brenda grupit, internet falas dhe mesazhe Zlango falas e pa limit për dy javë. Këtë ofertë abonentët mund ta përfitojnë deri në dy herë në muaj dhe kështu do të munden të shijojnë mundësi të shumta komunikimi.

"2000 minuta kohë bisede mund t'i merrni lehtë, sepse AMC jua ofron nëpërmjet dy mënyrash. Mund të hyni në menynë AMC Easy (#100#) ose mund të dërgoni SMS me tekst 2000 në numrin 15152. Me të njëjtat mënyra mund të kontrolloni minutat e mbetura nga oferta; mjafton të hyni në AMC Easy ose të dërgoni SMS me tekst BA në numrin 15152", është njoftimi paraprak që bëhet lidhur me këtë ofertë të re të AMC.

"AMC ofron produktet më interesante dhe të përballueshëm, me qëllim që çdo kategori abonentësh të plotësojë më së miri nevojat e tyre të komunikimit. Abonentëve What's Up u pëlqen të flasin e të komunikojnë", përfundon ai.

n.e/NOA

KOMENTE