Kamëz, 8 shkurt, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin Avni Gasa, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një vrasje me armë në një lokal të Kamzës dy ditë më parë. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave në kushtet e flagrancës Gasës i është ushtruar edhe kontroll në banesë ku iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 100 copë fishekë, mod.56 si dhe 24 copë kapsolla detonatore.
Gasa mësohet se ka qëlluar dy ditë më parë 56-vjeçarin Hasan Rakipi, 56 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet rreth kësaj ngjarje do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Vrasjes me dashje" si dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
n.e/NOA