Londër, 8 shkurt, NOA - Për gati gjysmë shekulli, psikologët i kanë përqendruar studimet e tyre mbi emocionet dominante të njerëzve, konkretisht të atyre që mund të konsiderohen si universale. Në epoka dhe periudha të ndryshme, çdo gjë mund të ndryshojë, por jo ndjenjat dhe emocionet dhe duket se duhet ta ruajmë këtë bindje romantike. Sipas në grupi studiuesish të intervistuar nga revista prestigjioze britanike "Neu Scientist", çdo epokë historike ka modelin e saj të jetës dhe karakterizohet nga emocione të ndryshme.
Dhe në qoftë se në këto kohë moderne mund të jenë rrudhur "emocionet klasike", kanë filluar të dominojnë kandidatë të rinj, si frymëzimi, kurioziteti, mirënjohja, krenaria, por mbi të gjitha konfuzioni.
Rezultati i kërkimit përmblidhet në formulën e "Super emocioneve" -Kandidati i parë për titullin e super emocioneve universale është "ndjenja e frymëzimit, të ndihesh i frymëzuar".
Frymëzimi na bën të kemi besim në veten tonë dhe te të tjerët, na bën të besojmë në diçka dhe të ndihemi pjesë e një projekti. Si shembull, "Neu Scientist" sjell ndikimin e amerikanëve nga fjalimi i presidentit Barack Obama. Sipas Jonathani Haidt në Universitetin e Virxhinias "Frymëzimi është pikërisht ai që mbështetësit e Obamës kanë ndjerë në atë moment: një ndjenjë pozitive, duke i inkurajuar, nxitur e rritur moralin".
Kjo ndjenjë universale në trupin tonë manifestohet me prodhimin e një hormoni specifik.
Nuk ka ende një shprehje karakteristike të fytyrës që ta paraqesë këtë, edhe pse studiuesit bien dakord për një zbutje të përgjithshme të shprehjes së fytyrës dhe një lëvizje lart e vetullës. -Një tjetër emocion që, sipas psikologëve, meriton ti bashkohet "Emocioneve të mëdha" është kurioziteti.
Kurioziteti është esencial për të gjithë njerëzit, sepse i motivon ato për të mësuar." thotë Paul Silvia, profesor i psikologjisë në University of North Carolina në Greensboro (Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "E bukura, - thotë Silvia, - është se në ditët e sotme njerëzit duan të rrisin njohuritë e tyre, pa një motiv të veçantë. Nuk e bëjmë atë për para, për të kaluar një provim apo për të shpëtuar jetën e tyre: e bëjnë thjesht për hir të dijes dhe interesit për botën".
Kjo ndjenjë manifestohet: me kokën të kthyer përpjetë në një anë, nga shpejtësia e të folurit, muskujt e ballit dhe sytë të tensionuar.
Për psikologët, kureshtja është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për njeriun modern dhe ajo ndihmon për të luftuar ndjenjat negative, si ankthi dhe frika.
Me anët e saj më shumë ose më pak pozitive, krenaria ("emocioni me dy fytyra", siç përcaktohet nga studiuesit) është emocioni i tretë në qendrën e vëmendjes së shkencëtarëve. Ndërsa, në fakt shpesh ka tendencë të ngatërrohet me arrogancën. Për Jessica Tracy nga University of British Columbia (Vancouver në Kanada) demonstimi i krenarisë është indirekte te të gjithë njerëzit dhe varet nga mënyra me të cilin ky emocion shfaqet jashtë.
Në këtë rast, shprehja e fytyrës nuk është e rëndësishme, sepse gjithçka manifestohet nga lëvizja e trupit.
"Kur ndihemi krenarë - shpjegon Tracy - të gjithë ne në mënyrë të pandërgjegjshme marrim të njëjtën qëndrim: kokën pak mbrapa, krahët paksa larg nga trupi dhe gjoksin përpara".
Sipas Sara Algoe në "University of North Carolina", ndjenja e mirënjohjes ka të gjitha kushtet e nevojshme për t'u bërë "emocioni i madh" "Është - shpjegon studiuesja - një emocion krejtësisht pozitiv, që ndihmon njerëzit për të forcuar marrëdhëniet e tyre shoqërore, duke filluar me marrëdhëniet në çift".
Në një kohë, në të cilën marrëdhëniet janë duke u bërë më komplekse, mirënjohja na ndihmon për të kërkuar dhe për të gjetur njerëzit me të cilët ne ndjehemi më mirë dhe të bëjmë diçka për ata, një cikël virtuoz "jep dhe merr". Është një ndjenjë që është pjesë e bagazheve emocionale të çdo qënie njerëzore, megjithëse varet paralajmërojnë studiuesit nga nga niveli kulturor nga njeri skaj në tjetrin të botës
Në këtë kuptim janë disa studime të ndryshme për identifikimin e shprehjeve të fytyrës dhe gjestet e mira që përfaqësojnë këtë emocion. Tani për tani, ka një marrëveshje lidhur me shprehjen e buzëqeshjes dhe një "tundje e kokës", por mungojnë të dhëna të mjaftueshme të lidhura me popullsitë aziatike. Në krye të super-emocioneve qëndron konfuzioni.
Në të vërtetë, bota akademike këtu është e ndarë: jo të gjithë janë dakord për të qenë një emocion kryesor, por përhapja e tij sigurisht që është e padiskutueshme.
Dacher Keltner, Universitetin e Berkeley, në Kaliforni, e quan këtë si "përshtypje që mjedisi është duke na dhënë informacione të pamjaftueshme apo kontradiktore: një ndjenjë që ne të gjithë e kemi provuar si në auditorët e universitetit, në një galeri arti apo në një qytet të huaj".
Konfuzioni dallohet edhe në shprehjen e fytyrës: ngritja e vetullës, sytë bëhen më të vegjël, buzët dalin përpara.
Një person i hutuar, në thelb, dallohet dhe për këtë arsye ka një shans më të madh për të qenë i ndihmuar nga të tjerët: kjo mund të jetë kyçi në evolucionin e tij për tu bërë universal.
Sipas Profesor Paul Silvia, "është mënyra në të cilën truri ynë na tregon vegimet e mendimeve tona dhe modelet e mendimit tonë." Ndonjëherë na inkurajon për të përqendruar vëmendjen tonë diku tjetër, të ndryshojmë strategji apo për të nxënë të reja: një aftësi e dobishme për njeriun modern.
Pikërisht për këtë arsye, thotë ekipi i psikologëve, konfuzioni mund të jetë çelësi për të gjitha emocionet e tjera dominuese, lidhja midis frymëzimit, kureshtjes, krenarisë dhe mirënjohjes. a.k/NOA