Romë, 8 Shkurt NOA - Drejtori sportiv i klubit të Lazios Igli Tare në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur mjaft optimist në lidhje me çështjen e lojtarit të tyre, Ledesma.
Për sa i përket një bashkimi të mundshëm të Ledesmës me grupin e lojtarëve të tjerë të ekipit ai është shprehur mjaft optimist duke theksuar se në qoftë se do të ketë dhe një shtysë nga vetë lojtari çdo gjë do të përfundoj me sukses.
Dhe sipas Tares, shumë shpejt ai do të jetë pjesë e këtij grupi pasi klubi dhe vetë presidenti Lotito ka bërë gjithçka për këtë rikthim të tij.
Krahas çështjes Ledesma ai është shprehur dhe për merkaton e Lazios ku ka thënë se merkatoja e tyre ka sjellë lojtarë me eksperiencë dhe me një mentalitet fitues ku shpreson që kjo gjë t'i ndihmojë ata për të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhen momentalisht pasi ekipi i tyre rrezikon dhe rënien nga kategoria.
r.b/NOA