English

Irani fillon nesër pasurimin e uraniumit në nivel të lartë

Teheran, 8 shkurt, NOA - Irani do të fillojë nesër prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë në territorin e tij. Lajmi u bë me dijeni nga vetë shefi i agjencisë bërthamore Ali Akbar Salehi në Teheran. Sipas tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, pasurimi në nivelin prej 20 përqind i uraniumit, do të bëhet konkretisht në uzinën që ndodhet në Natans.

Nga ana e saj, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë do të informohet sot rreth kësaj sipërmarrje të re të Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Sipas deklaratave të cituara nga presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, udhëheqja e Republikës Islamike dëshiron ta përdorë uraniumin e pasuruar për qëllime mjekësore.

Kjo masë sipas tij është ndërmarrë pas përpjekjeve të dështuara për ndërmjetësim në konferencën e sigurisë në Mynih, e cila kishte urdhëruar mosprodhimin.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Iranit nëse nis aplikimin e një mase të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE