English

Ja parametrat e duhura për një fytyrë të bukur femërore

Hollivud, 8 shkurt, NOA - Jo vetëm një trup i bukur përcaktohet nga përmasa të caktuara, por dhe fytyra dhe 90-60-90 janë parametrat e duhura për një fytyrë e bukur femërore. Kjo pohohet nga një studim i shkencëtarëve amerikanë dhe kanadezë në Institutin Kombëtar të Shëndetit, ku sipas tij, distanca ndërmjet syve dhe gojës duhet të jetë 36 % e gjatësisë së fytyrës dhe distanca horizontale midis bebes së syrit dhe tjetrit duhet të jetë 46% në të gjithë sipërfaqen totale, nga veshi në vesh.

"Kjo është e gjitha, - ndaj shpjegojnë autorët - shpesh na duket vetja njeri tjetër kur shkojmë në parukeri, sepse modeli i flokëve ashtu si dhe truku përmirësojnë rezultatet e parametrave të duhura të fytyrës".

Flokët mund të jenë një zgjidhje e shkëlqyer për të rregulluar distancat shumë të mëdha ose shumë të vogla në fytyrë, apo për të zgjeruar kufijtë e fytyrës te sytë ose në gojë.

Sa shpesh pas një prerjeje të flokëve, ju duket sikur shumë ndryshime kanë ndodhur në pamjen tuaj, sepse linjat dhe ngjyrat e përshtatshme duke nxjerrë në pah ose fshirë, rregullojnë proporcionet e duhura.

Edhe yje të Hollivudit si Angelin Jolie janë jashtë këtij standardi, ndërsa janë brenda tij janë këngëtarja Shania Tuain dhe aktorja Megan Fox.

a.k/NOA

KOMENTE