Tiranë, 8 shkurt, NOA - Gjykata Kushtetuese nis ditën e nesërme shqyrtimin e çështjes së kalimit të pronësisë së pasurisë së Sindikatave tek shteti.
Lajmi bëhet zyrtar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të këtij institucioni, sipas të cilave kërkuesit e kësaj çështje janë Sindikata e Pavarur e Transportit, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura si edhe Sindikata Rajonale e Elbasanit.
Bëhet me dijeni se kërkesa e përbashkët e tyre është ajo e shfuqizimit si antikushtetues i ligjit nr. 10159, datë 15.10.2009 "Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, datë 06.05.1998 "Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr.204, date, 05.06.1002 "Për pasurinë e sindikatave" si dhe Pezullimi i zbatimit të ligjit.
Ligji i kundërshtuar i qeverisë ka të bëjë me pasurinë e luajtshme dhe të paluajshme si shtëpi pushimi, shtëpi kulture e parqe spotive, salla mbledhjes e veprimtarish, të cilat pas vitit 1992 u lanë në pronësi të sindikatave, të cilat në bazë të ligjeve dhe akteve ligjore do të pjesëtoheshin në raport me numrin e anëtarëve të tyre. Nëse do të kishte mosmarrëveshje, ato do të zgjidheshin nga gjykatat.
Në datën 15 tetor të vitit të kaluar, Kuvendi ka miratuar ligjin nr.8340/1, i cili detyron që mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet sindikatave ose atyre dhe të tretëve, të kryhen në favor të shtetit.
Pikërisht kjo është kundërshtuar nga subjektet e lartpërmendura në Gjykatën Kushtetuese.
n.e/NOA