Itali, 9 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur dhe një lëvizje e lojtarit lacial Kristian Ledesma, në çështjen në të cilën është përfshirë, duke u shprehur për mediat se është i gatshëm të kthehet tek ekipi tij për të luajtur si protagonist i saj.
Lazio po kalon një moment tepër të vështirë dhe momentalisht po rrezikon rënien nga kategoria ku ndër vitet e fundit ky është pozicioni më i keq në të cilin ndodhet ekipi.
Rikthimi i Ledesmës në radhët e ekipit do të ishte një forcë më shumë për të dalë nga kjo situatë e vështirë dhe vetë ai për mediat është shprehur:
"Jam i gatshëm të jap ndihmën time për të nxjerrë Lazion nga ky moment i vështirë dhe në qoftë se ata janë dakord unë jam gati për një rikthim në grup", - përfundoi laciali duke theksuar dëshirën e tij për t'u rikthyer në ekipin e Lazios.
Tashmë nuk ngelet gjë tjetër veçse të pritet takimi i radhës ndërmjet lojtarit dhe presidentit Lotito, ku do të flitet për këtë çështje dhe së shpejti Ledesmën mund ta shohim në fushat e lojës.
r.b/NOA