English

Milloshoski në Tiranë: Do t'ju mbështesim për heqjen e vizave dhe hyrjen në BE

Tiranë, 8 shkurt, NOA Update - Maqedonia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e heqjes sa më parë edhe ndaj saj të regjimit Shengen si dhe anëtarësimin e afërt me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Një premtim të tillë e ka bërë publikisht gjatë një konference për shtyp me homologun e tij Meta, ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski.

Sipas tij, është fakt që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe ndaj ky vend duhet mbështetur në ecurinë e mëtejshme për integrimin edhe në Bashkimin Evropian.

"Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin progresiv të rajonit të Ballkanit. Ne e kemi treguar veten të aftë që të eksportojmë këtë stabilitet edhe në vende të tjera të botës, si misionet në Afganistan", tha më tej Milloshoski në lidhje me një fakt të tillë.

Sipas tij, Maqedonia është për një shoqëri etnike multifunksionale duke respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare.

"U gëzova që në regjistrimin e ardhshëm do të përfshihet edhe përkatësia etnike dhe fetare", tha më pas ai lidhur me çështjet etnike dhe fetare, të ndjeshme edhe në Shqipëri, si në të gjitha vendet e tjera ballkanike.

n.e/NOA

KOMENTE