English

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Milloshoski, viziton sot Tiranën

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski, pritet të mbërrijë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, me ftese të homologut shqiptar Ilir Meta. Takimi në fjalë, sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe atyre në kontekstin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Ndërkaq, bëhet me dijeni gjithashtu se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhen protokolle bashkëpunimi mes dy ministrive të Jashtme të dy vendeve si edhe mes akademive të tyre diplomatike.

Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri i Jashtëm maqedonas Miloshovski do të zhvillojë bisedime edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë aktualisht konsiderohen shumë të mira nga të dyja palët, të cilat kanë si objektiv të përbashkët integrimin sa më parë të vendeve në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE