English

Plagosja e trefishtë në Durrës, policia shpall në kërkim autorët

Durrës, 8 shkurt, NOA Update - Plagosja e trefishtë dje në mbrëmje në Durrës, ndodhur në afërsi të lokalit "Taverna Da Silvano", është shoqëruar me një aksion policor për kapjen e personave të cilët dyshohen si autorë të saj. Të shpallur tashmë në kërkim nga policia, ata mësohet se janë Gjovalin Paluca, 33-vjeç, lindur dhe banues ne qytetin e Lezhës e Gjergji Tushaj, 46-vjeç, lindur e banues në qytetin e Korçës.

Po nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja është shkaktuar si rezultat i një konflikti të filluar në lokal për motive të dobëta.

Materialet për veprën penale të "Tentativë vrasje me dashje", iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE