Eshtrat, shpërblim për ata që tregojnë
Dobjani: Shteti të gjejë varret
Berisha flet për eshtrat në malin e DajtitMë shumë foto, te Galeria
Tiranë, 8 shkurt, NOA - Eshtrat e gjetura në malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të regjimit komunist.
Një konfirmim të tillë e dha tani Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt.
"Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë", tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë.Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre.
Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t'i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre.
Edhe vetë kryeministri Berisha është treguar sot mjaft i prekur nga ky lajm dhe ka lajmëruar se ligji për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare pret miratimin e Kuvendit.
Instituti në fjalë do ketë të drejtë të dërgojë në Prokurori materiale që faktojnë krime të rënda.
n.e/NOA