English

Policia: Eshtrat e gjetura në Dajt, të 19 personave të vrarë gjatë komunizmit

Eshtrat, shpërblim për ata që tregojnë

Dobjani: Shteti të gjejë varret

Berisha flet për eshtrat në malin e Dajtit

Më shumë foto, te Galeria

Tiranë, 9 shkurt, NOA Update - Eshtrat e gjetura në malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të regjimit komunist.

Një konfirmim të tillë e dha Policia e Tiranës përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt.

"Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë", tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë.

Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t'i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre.

Edhe kryeministri Berisha është treguar dje i prekur nga ky lajm dhe ka lajmëruar se ligji për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare po pret miratimin nga ana e Kuvendit.

Instituti në fjalë do ketë të drejtë të dërgojë në Prokurori materiale që faktojnë krime të rënda por jo të ndërmarrë ndëshkime.

n.e/NOA

KOMENTE