"Kryeministri të jetë i sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të mjaftueshme t'i dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit e çdo qejfi tjetër. Sa ka kohë në detyrë, të bëjë detyrën"
Tiranë, 8 Shkurt NOA - Opozita kërkon që Berisha të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut duke vlerësuar se "themelet e shtetit po tronditen rëndë si pasojë e keqqeverisjes së kësaj mazhorance".
Saimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste tha sot se kriza të shumëfishta e të njëpasnjëshme po cenojnë rendin demokratik dhe shoqëror në vend.
"Kriza e demokracisë po materializohet jo vetëm me keqfunksionimin e parlamentit, por edhe me përpjekjen e Kryeministrit e mazhorancës, për të privuar shqiptarët nga e drejta kushtetuese për të zgjedhur lirisht alternativën e tyre, me besimin se vota do numërohet drejtë e jo siç i dalin llogaritë pushtetit", - deklaroi Tahiri, njëherësh dhe kryetar i Fondacionit "Qemal Stafa", organizatë pranë Partisë Socialiste.
Ai vlerësoi se mungesa e vullnetit për të bërë transparencën e plotë zgjedhore, nuk ka për arsye as kushtetutën, ligjin apo vendimet e gjykatës kushtetuese, por përpjekjen e mazhorancës për të fshehur manipulimin zgjedhor të 28 qershorit dhe skenarin e saj të fshehur për të vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme.
"Partia Socialiste është e ndërgjegjshme se këto kriza nuk kanë filluar në 28 Qershor, por përkundrazi, manipulimi i zgjedhjeve vetëm i ka theksuar, duke e bërë më aktuale domosdoshmërinë për t'i zgjidhur në themel", - theksoi z.Tahiri.
Këtu, deputeti socialist sugjeroi se zgjidhja më e mirë për interesin madhor të qytetarëve është rivendosja e demokracisë, duke rikthyer besimin e publikut se në këtë vend ekzistojnë të gjitha mundësitë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, proces që fillon me transparencën e plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në të ardhmen.
"Vetë tryeza e dialogut, të cilën Sali Berisha vazhdon ta anashkalojë me pretekste që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë as me Kushtetutën e as me Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjidh përfundimisht as krizën e demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur në themel garantimin e votës së lirë", - deklaroi Tahiri.
Në përfundim, Tahiri ka ironizuar dhe pamjet e fundjavës të kreut të qeverisë me familjen në Dajt: "Kryeministri të jetë i sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të mjaftueshme t'i dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit e çdo qejfi tjetër. Sa ka kohë në detyrë, të bëjë detyrën".
e.r/NOA
Tiranë, 8 Shkurt NOA - Opozita kërkon që Berisha të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut duke vlerësuar se "themelet e shtetit po tronditen rëndë si pasojë e keqqeverisjes së kësaj mazhorance".
Saimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste tha sot se kriza të shumëfishta e të njëpasnjëshme po cenojnë rendin demokratik dhe shoqëror në vend.
"Kriza e demokracisë po materializohet jo vetëm me keqfunksionimin e parlamentit, por edhe me përpjekjen e Kryeministrit e mazhorancës, për të privuar shqiptarët nga e drejta kushtetuese për të zgjedhur lirisht alternativën e tyre, me besimin se vota do numërohet drejtë e jo siç i dalin llogaritë pushtetit", - deklaroi Tahiri, njëherësh dhe kryetar i Fondacionit "Qemal Stafa", organizatë pranë Partisë Socialiste.Ai vlerësoi se mungesa e vullnetit për të bërë transparencën e plotë zgjedhore, nuk ka për arsye as kushtetutën, ligjin apo vendimet e gjykatës kushtetuese, por përpjekjen e mazhorancës për të fshehur manipulimin zgjedhor të 28 qershorit dhe skenarin e saj të fshehur për të vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme.