Romë, 8 Shkurt NOA - Janë orët e fundit të Ballardinit në pankinën e Lazios pasi pas humbjes me Catanias është menduar një largim i mundshëm i tij i cili mund të vijë në orët në vazhdim. Kandidatura më e mundshme për zëvendësimin e tij mbetet ajo e Rejas, i cili me sa duket ka patur kontakte me presidentitn e Lazios, Lotiton.
Momentalisht ai është nën drejtimin e Hajduk Spalato por Lotito është i gatshëm të paguajë një shumë prej 500 mijë eurosh për të prishur këtë kontratë dhe të marrë ish-teknikun e Napolit.
Me sa duket për vendosjen e kësaj marrëveshjeje po pritet vetëm përgjigja e klubit kroat dhe në qoftë se ata do ta lënë të lirë atëherë Reja është shprehur tepër i gatshëm për aventurën e tij tek ekipi lacial.
Në ambientet e skuadrës së Lazios krahas Reja një emër tjetër mjaft i pëlqyer nga Lotito mbetet dhe ai i Trapatonit.
r.b/NOA