Vjenë, 8 shkurt, NOA - Sot në kryeqytetin austriak do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, ku bëhet me dijeni se pjesëmarrës të saj do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me përfaqësuesin civil ndërkombëtar, Piter Feith.
Ky grup, që është formuar pas shpalljes së pavarësisë, përbëhet nga vendet që e kanë njohur Kosovën. Ndërkaq, raportohet se në mbledhje mund të diskutohet edhe për mandatin e Feith.
n.e/NOA