Durrës, 8 shkurt, NOA - Në gjendje të dehur, tre persona kanë plagosur me thikë një të katërt, duke i shkaktuar deri rrezik për jetën.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Durrësit, sipas të cilëve autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë Ergys Roshi, 21-vjeç; Klaudjo Kiptiu, 21-vjeç dhe Gerald Jakupi, 22-vjeç; që të tre të lindur dhe banues në qytetin e Durrësit.
Mësohet ndër të tjera se ata janë arrestuar nga policia për veprën penale të plagosjes me dashje në bashkëpunim, pas aktit të plagosjes së 24-vjeçarit me inicialet J.K, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit.
Ndërkaq, burimet policore konfirmojnë për NOA-n, se Gerald Jakupi u arrestua edhe për veprën penale të moskallëzimit të krimit pasi nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen gjatë deklarimeve të tij në polici.
n.e/NOA