English

Turqi, inaugurohet ambulanca për kafshët

Stamboll, 8 shkurt, NOA - Është inauguruar sot në Stamboll ambulanca për kafshët në Fatih, lagjen më të madhe të kryeqytetit, e krijuar nga e ashtuquajtura iniciativa "Hello 153", sponsorizuar nga bashkia dhe disa prej organizatave më të mëdha sociale të kafshëve. Shërbimi do të jetë 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të sillen kafshët në nevojë. Kush njofton ambulancën për kafshët në nevojë do të marrë dhe atë që ka të bëjë me koston e kujdesit.

Në dispozicion tani për tani janë më pak se dhjetë mjete të cilat lejojnë vetëm rastet më të rënda, por organizatorët shpresojnë për të zgjeruar numrin së shpejti. "Për momentin, - thonë organizatorët, - gjëja më e rëndësishme është të dihet se banorët e Stambollit e kanë këtë instrument për të ndihmuar kafshët, sidomos për ato kafshë, të cilët nuk mund të kenë kujdesin dhe dashurinë e një padroni".

a.k/NOA

KOMENTE