Kiev, 8 shkurt, NOA - Lideri opozitar në Ukrainë, Viktor Janukoviç, ka vetëshpallur fitoren pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale i cili u zhvillua dje në këtë vend.
E ndërsa ka bërë këtë, ai ka ftuar edhe rivalen e tij, Julia Timoshenko, që të tërhiqet nga posti i kryeministres të cilin mban aktualisht.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili ka arritur të numërojë deri tani 84 % të votave, Janukoviç ka marrë 48.46 % të tyre, ndërsa Timoshenko 45.87 %, duke e bërë këtë të fundit të ushqejë ende shpresa për fitoren deri në fund të numërimit të të gjitha votave.
Ndërkaq, presidenti në largim, Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet pas ‘Revolucionit të Portokalltë', fitoi vetëm rreth 5 % të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
n.e/NOA