English

Ajri i ndotur mbi normat e BE, Shëndeti Publik: Asnjë ndryshim në 4 vjet

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Ndotja e ajrit në vendin tonë jo vetëm që nuk është reduktuar, por shifrat e monitorimit të kryer në 6 qytetet kryesore të vendit vazhdojnë të jenë të njëjtat.

Ato rezultojnë të jenë trefish mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian dhe Tirana zë vendin e parë. Në raportin e fundit dërguar ministrisë së Shëndetësisë, departamenti i Mjedisit në ISHP shprehet i shqetësuar për rritjen e lartë të numrit të grimcave respiratore.

"Edhe këtë vit si çdo vit tjetër, ne e kemi monitoruar ajrin në 6 qytete, Tiranë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Fier dhe Korçë. Vëmë re me keqardhje se nuk ka asnjë ndryshim sidomos në grimcat e respirueshme të cilat gjenden mbi normat e BE, kjo për faj të rrugëve të ndotura. Një tjetër parametër shqetësues që vihet re për herë të parë në monitorimin e ajrit është rritja e normës së BE për benzenin, gazi që lëshohet nga makinat në trafik", thotë specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Agron Delia.

Sipas tij, ky gaz kancerogjen është një alarm për institucionet.

"Ne e kishim paralajmëruar këtë situatë, që benzeni kancerogjen dhe bioksidi i azotit të cilat clirohen nga trafiku I makinave do të kapërcenin normat e lejuara të BE. Kjo ndodhi dhe faj për këtë kanë masat e pazbatuara nga ministria e Mjedisit dhe Bashkia të cilat ndonëse kanë hartuar plane për përmirësimin e cilësisë së ajrit, gjendja sa vjen e po rëndohet", thotë raporti i ISHP.

Specialistët i kërkojnë ministrisë së Shëndetësisë që t'u kërkojë institucioneve të këmbëngulin qnë zbatimin e masave që nga kontrolli I gazeve të makinave e deri tek mbajtja e rrugëve pastër.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE