Brazil, 9 Shkurt NOA - Cicinho është zyrtarisht një lojtar i San Paolo, një lajm i cili është konfirmuar nga vetë klubi brazilian ditën e sotme. Lojtari i cili ishte në pronësi të Romës ka shkuar tek skuadra braziliane në formë huaje deri në qershor, por San Paolo ka të drejtë ta mbajë lojtarin deri më 20 gusht vetëm në rast se ata arrijnë të kualifikohen në finalen e Kupës së Libertatores.
Lojtari është shprehur tepër i kënaqur për këtë transferim të tij dhe ka thënë se për të është gjëja më e bukur që mund të ndodhte në këtë moment.
"Roma nuk kërkonte të më lironte por unë duhet të falënderoj klubin e San Paolos i cili më kërkoi me insistim dhe arriti të përfundonte me sukses këtë marrëveshje", - deklaroi Cicinho duke shprehur dëshirën e tij për këtë transferim.
Në përfundim të kësaj interviste ai tha se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për ekipin e tij të ri, për të arritur vetëm në rezultate pozitive.
r.b/NOA