English

Irani nis sot pasurimin e uraniumit, ndërkombëtarët: Masa të ashpra!

Teheran, 9 shkurt, NOA - Sot Irani, do të fillojë prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë, siç edhe ka informuar zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Vjenë.

Duket se kjo e re në planin e tij bërthamor i ka nxehur shumë ndërkombëtarët, të cilët në prag të masjes së tij kanë lëshuar deklarata mbi masat e ashpra që sipas tyre duhet të akordohen ndaj Iranit.

Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca kanë pohuar se duan të punojnë bashkarisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sanksione më të ashpra kundër Iranit. Vetë ministri francez i Mbrojtjes Hervé Morin, pas një takimi me homologun e tij amerikan Robert Gates në Paris, tha se nuk ka mbetur zgjidhje tjetër përveç ndërmarrjes së masave të tjera.

"Në mënyrë që në perëndim të mos krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë që të bëjmë pasurimin në 20 për qind të uraniumit presidenti Ahmadinexhad na urdhëroi ta bëjmë këtë", thuhet në letrën që përfaqësuesi i agjencisë bërthamore në Iran u dërgoi zyrtarëve në Vjenë.

Sipas tij, udhëheqja e Republikës Islamike dëshiron ta përdorë uraniumin e pasuruar për qëllime mjekësore dhe aspak të dyshimta.

n.e/NOA

KOMENTE